Home Karriera Si të shkruajm një punim Seminarik

si te shkruhet

Si duhet të shkruhet një punim seminarik në përgjithësi p.sh për lëndët juridike

Qëllimi i të shkruarit të punimit seminarik është puna individuale si dhe hulumtimi i vet studentit lidhur temën e zgjedhur. Gjatë të shkruarit të punimit seminarik studenti duhet të ketë parasyshë inkorporimin e dijeve të tij praktike dhe teorike lidhur me temen konkrete si dhe dhënien e përfundimeve dhe rekomandimeve individuale për zgjidhjen e çështjes që e hulumton. Punimi duhet të bazohet në leximin paraprak të temave nga burime të ndryshme (më së paku pesë-5). Shfrytëzimi i literaturës nacionale dhe literaturës së huaj, luan një rol të rëndësishëm gjatë citimeve të profesorëve, autorëve si dhe shkenctarëve të vendeve të ndryshme, gjë që tregon aftësinë e studentit për një kërkim më të thellë rreth çështjes dhe problematikës juridiko-civile që e analizon. Lejohet edhe shfrytëzimi i teksteve shkencore nga resurset e internetit. Ne Studentët duhet të kemi parasyshë që shfrytëzimi i resurseve të internetit duhet të bëhet duke i respektuar rregullat etike për citim dhe përshkrim të saktë të burimit.

Respektimi i rregullave për të shkruar një punim, leximi i literaturave të ndryshme lidhur me temën e zgjedhur si dhe shfrytëzimi i metodologjisë për shkrimin e një punimi, do të ndikoj që ne studentët të përfitojmë një përvojë për shkrimin e punimeve kërkimore dhe shkencore, të kemi një qëndrim kritik dhe një analizë deri diku të bazuar,  si dhe gjatë leximit të literaturës do të jemi të ndihmuar  që të pasurohemi  me të dhëna më te thukta për lëndët juridike. Pra, edhe pse, qëllimi i një punimi seminarik është që studenti të ketë:
• Aftësi individuale të shfrytëzimit të literaturës,
• Pjekuri në përpunimin serioz të temës, d.m.th aftësi në zgjedhjen e problemit nga sfera të ndryshme juridike që është objekt kërkimi (hulumtimi), në veçanti kujdes të posaçëm duhet treguar në respektimin e formës së punimit.

I. Vërrejtje të përgjithëshme:  Literaturën e gjetur (nga biblioteka Universitare ”Max van der Stul”, biblioteka e qyteti në Tetovë, biblioteka nacionale dhe universitare ‘Kirili dhe Metodij“-Shkup, dhe biblioteka të qyteteve tjera) duhet së pari që studenti ta lexojë dhe të përvetësoj materialin lidhur me temën e zgjedhur. Pastaj studenti shkruan tekstin e tij. Para se të filloj të shkruaj duhet të bëjë një Plan-punimi (së pari duhet të definohet nëntitujt: ata do të ju ndihmojnë që më lehtë të organizoni shkrimin e punimit). Me rëndësi është që të respektoni  Përmbajtjen e punimit si dhe qëndrimet dhe tezat të inkorporohen dhe të fokusohen vetëm lidhur me  çështjet  juridike e cila hulumtohet.
Punimi mund të punohet nga një studentë ose nga një grup studentësh (maximum deri 3 studentë).
II. Forma e punimit- në kuadër të kualiteteve formale bëjnë pjesë:  gjuha, stili, drejtëshkrimi, përmbajtja, mënyra e citimit, radhitja alfabetike e literaturës së shfrytëzuar etj.

Gjatë të shkruarit të një punimi seminarik në ndonjë lëndë juridike duhet të respektohen rregullat formale të poshtshënuara:

• Shkrimet duhet të kenë hyrje të qartë, pjesën kryesore dhe përfundim.
• Citimi duhet të bëhet sipas kësaj metode: fusnotat në fund të faqes dhe literatura e shfrytëzuar në fund të shkrimit.
• Literatura duhet cituar sipas kësaj rënditje:
     o Emri i autorit, inicialet e emrit të dytë ( nëse ka) dhe mbiemri, i ndjekur nga një presje.
     o Titulli i librit, i nënvizuar dhe i shkruar me fontin Times New Roman –Italic, (artikujt me fontin Italic).
     o Vendi dhe data e botimit, i ndarë nga një presje dhe i mbyllur në kllapa, më pas i ndjekur nga një presje.
     o Numri i vëllimit, me numra të mëdhej romakë dhe i ndjekur nga një presje.
     o Numrat e faqeve, të ndjekur me nga një pikë.
• Secili shkrim duhet të përmbajë 6- 10 faqe ( formati A4 )- në vëllimin e faqeve llogariten Hyrja, Pjesa kryesore e punimit, dhe  Përfundimi, nuk llogariten përmbajtja, pjesa hyrëse, dhe literatura e shfrytëzuar.
• Punimi duhet të të jetë i shkruara me: Times New Roman, madhësia e fontit: 12; 1,5 Ling Spacing; formati A4.
• Titulli i shkrimit duhet të jetë i shkruar: fonti Times New Roman, madhësia e fontit 16, bold, dhe me shkronja të mëdhaja.
• Nëntitujt : Fonti Times New Roman , madhësia e fontit 14, bold-italic

Përgaditur nga: Sabri Saliu
burimi: facebook.com/morali

Amatore Maturo Carino E Coccoloso Phim Sex Hay subthai jav xxx Indian village cute girl fucking big Ass Featured HD XXXX Video All Sex Porn Vids 2022 Xnxxx Video Hours sexy hot girl sucking a young boy xnxx