Home Biznes Zhvillim Biznesi Definicioni i kontratës së punësimit

Definicioni i kontrates
Definicioni i kontrates

Definicioni i kontrates

Definicioni i kontratës së  punësimit?

Kontrata e punësimit është një marrëveshje në mes të dy e me shume palëve. Në këtë marrëveshje, punëdhënsi kërkon nga punëtori/ja të punojë ose të ofrojë shërbime për të cilat paguhen. Megjithatë, ju nuk duheni të jenë të punësuar që të keni kontratë. Kontratat poashtu jipet nëse jeni të vetëpunësuar (punoni për vetëveten) ose nëse jeni punëtor/e për shembull për ndonjë agjension, që jeni dërguar të punoni për atë organizatë.

Çka duhet të përmban  kontrata?

Sidoqoftë kontrata për punësim nuk është e nevojshme të jetë me shkrim. Megjithëatë për të punësuarin, ligji kërkon që duhet të ketë ‘deklaratë’ nga punëdhënsi brenda dy muajve prej fillimit të punësimit në të cilat informatat themelore duhen t’i jipen të punësuarit. Janë 15 pika të cilat duhen të jipen të punësuarit, informata me shkrim sa i përket kushteve të kontratës. Këto kanë lidhje me çështjet si emrat e palëve, data kur ja ka filluar puna, orari i punës dhe pagesa, pushimet dhe periudha e paralajmrimit për përfundim e punësimit.

Pasojat e mos bërjes së kontratës?

Për shkak se ligji thotë se i punësuari duhet të jap ‘deklaratë’ brenda dy muajve të parë prej fillimit të punësimit, e cila duhet të përmbaj informata themelore, i punësuari i cili/a nuk ka marrë këte lloj te deklarates mund të kërkojë nga tribunali për punësim deklaratën se çka duhet të përmbajë deklarata e tyre me shkrim.

Gjërat tjera të cilat mund ti përmbajë kontrata?

Përveq pikave themelore ligjore, është e mundshme që kontrata e punësimit të përmbajë edhe tjera çështje të cilat janë të pajtuara nga të dy palët. Përderisa ato nuk janë te paligjshme ose të pakuptueshme është mjaft e mundshme që punëdhënsi dhe i punësuari të kenë marrëveshje për të shtuar gjëra të ndryshme në kontratën e të punësuarit. Shembull për këtë mund të ketë marrëveshje që kërkohet nga i punësuari/a të punojë në vendpunë të ndryshëm ose të kërkohet nga ata t’i mbajnë afertat tregtare të të punëdhënsit me mirëbesim.

Çka do të thotë shkelje e kontratës?

Pas marëveshjes së kushteve të kontratës të punësuarit/es, të dy palët duhet t’i përmbahen. Nëse ju keni kushte në kontratën tuaj të cilat punëdhënsi juaj dëshiron t’i ndryshoj, kjo do të thotë shkelje e kontratës. Shembull mund të jetë nëse ata dëshirojnë që ju të pranoni pagesë më të vogël ose të punoni më shumë orë se që thotë në kontratën tuaj,dhe kjo gjë normalishtë me dëshirën tuaj mund ti bejë damë punëdhënësit pasi që aj tenton të ju shkel të drejtat e juaja që janë të garantuara në kontrat.

A mund të bëjë kërkesë për këtë të drejtë?

Është e mundshme për të punësuarin që të kerkoje kompensim nga thyerja e kontratës. Punëdhënësi mund të  ta vërtetoj që thyerja ishte shumë e rëndsishme, që mund të thotë se ata ndoshta do të japin dorëheqje dhe të bëjë kërkesë për ‘përjashtim konstruktiv’ për thyerje fundamentale ose thyerje me thelbësore. Megjithëatë, ju gjithmonë duhet të kërkoni këshilla para se të japni dorëheqje nga puna juaj sepse shpesh është shumë vështirë të tregoni që kjo është e arsyetuar dhe që punëdhënsi juaj duhet të paguaj kompensim për humbjen e punësimit tuaj.

Kërkesat tjera mund të jenë në lidhje me pagat nëse punëdhënsi dështon të ju paguaj ose të ju paguaj për pushim ose nëse nuk ju japin njoftim kohor që përfundon punësimi. Këto poashtu janë shembuj të thyerjes së kontratës.

Ku mund ti bëjë këto kërkesa?

Çdo i punësuar i cili/a bënë kërkesë për thyerje të kontratës (si redukim të pagave) dhe vazhdon punësimin mund të fillojë të bëjë kërkesë në gjyqin lokal për kërkesa të vogla.

Megjithëatë, nëse punësimi ka përfunduar dhe punonjësi ka bërë kërkesë për thyerje të kontratës, ata mund vazhdojnë këtë kërkesë në tribunalin për punësim. Dobia për këtë është që tani për tani ju nuk keni nevojë të bëni ndonjë pagesë që të filloni të bëni kërkesë nga trupi gjykues.

 Gonxhe  R. MEJZINI / Menaxherat.com